16:58 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Policia jep detaje të hollësishme për konfliktin në Viti, që rezultoi me një të vdekur!

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen në Viti. Sipas organeve të sigurisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:30 ku edhe njoftuar për një rast “rrahje”.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se pas një mosmarrëveshje rreth nje kontesti pronësor ka ndodhur një rrahje ne mes të dy familjeve nga fshati Sedovinë e Qerkezëve, Komuna Viti.

Në rrahje dyshohet se janë përdorur mjete të forta ku si pasoj disa persona kanë kërkuar ndihme mjekësore.

“Njeri nga të lënduarit M. I. (1960) i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore ështê dërguar për tretman mjekësor në QKUK (me vonë jemi informuar se i njëjti ka ndërruar jetë si pasoj e lendimeve të marra nga mjete të forta)”.

Ne lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, fillimisht rasti është klasifikuar si “lëndim i rende trupor”, ndërsa tani rasti është cilësuar “Vrasje”..

Ne lidhje me rastin katër të dyshuar janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Hetimet rreth këtij rasti tē rënde jan duke i kryer Policia e Kosovës, hetimet regjionale.