Policia jep detaje të reja për aksidentin tragjik, ku humbi jetën i riu nga Prizreni

Është dërguar për obduksion trupi i pajetë i 27-vjecarit, B.G që vdiq mbrëmë si pasojë e aksidentit në rrugën Prizren-Gjakovë, afër fshatit Piranë.
Poashtu një i dyshuar është dërguar në mbajtje, shkruan Indeksonline.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:15, ku ishin të përfshirë një veturë, një traktor dhe një kamionetë.
Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën një person ndërsa tre të tjerë janë lënduar.