09:50 / E Shtunë, 01 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Policia jep detaje të reja për rastin e dy vajzave në Pejë, nuk duan të kthehen në shtëpitë e tyre

Policia Rajonale e Pejës, ka dhënë detaje rreth gjetjes së dy vajzave që u raportuan të zhdukura para pak ditësh.

Sipas Policisë ato janë në gjendje të mirë shëndetsore, nuk janë keqtrajtuar kanë ikur me vetëdëshirë dhe nuk dëshirojnë të kthehen në shtëpitë e tyre,transmeton IndeksOnline.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё – Stacioni Policor në Pejë, me datën 24.09.2022, janё paraqitur familjarёt e viktimave, tё cilёt deklarojnё se vajzat e tyre janё larguar nga shtёpitё e tyre nё fshatin Treboviq dhe fshatin Qyshk, komuna Pejё me datё 23.09.2022 rreth orёs 07:00, dhe sipas dёshmitarёve ato nё vazhdimёsi kanё shkuar nё fakultet sё bashku, por qё nga ajo kohё nuk janё lajmëruar dhe nuk kanë qasje ne telefonat e tyre.

Njёsitet relevante nga Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, menjёherё kanё marrё masat e nevojshme pёr gjetjen e vajzave tё raportuara tё zhdukura.

Gjatё punёs intensive operativo-hetimore, sot me datё 01.10.2022, pas njё informacioni tё pranuar ёshtё lokalizuar vendndodhja e viktimave, tё njëjtat janё sjellur nё Stacionin Policor nё Pejё, nga njё qytetar tё cilin e kanё ndaluar nё rrugё.

Viktimat deklarojnё se janё nё gjendje tё mirё shëndetёsore, dhe nuk kanё pasur ndonjё keqtrajtim, gjithashtu tё njëjtat janё kontrolluar nga mjeku kujdestar, ato deklarojnё se nga shtёpitё janё larguar me dëshirën e tyre dhe deri me sot kanё qёndruar nё njё shtёpi tё pabanuar nё fshatin Qungur- Pejё.

Lidhur me rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, gjithashtu edhe zyrtari pёr punё sociale.

Pas intervistimit tё viktimave nga hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP –Pejё, tё njëjtat deklarojnё se nuk dёshirojnё tё kthehen nё shtёpitё e tyre dhe nё bashkëpunim me Zyrtarin pёr punё sociale dy vajzat janё sistemuar nё shtёpinё e sigurt./IndeksOnline/