Policia jep detaje të reja për të riun që vdiq në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës të shtunën ka njoftuar se një person ka humbur jetën në vendin e punës, pasi sa ishte në vendin e punës i ra në kokë një pako me qeramika në Prizren.
Ndërsa në raportin 24 orësh të policia ka dhënë detaje nga ky rast, ku thuhet se në vendin e punës ishin dy punonjës.
Sipas policisë, personi tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
“Është raportuar se dy viktima meshkuj kosovar përderisa kanë qenë duke punuar, njëri nga ta ka pësuar lëndime të rënda trupore, dhe për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Si pasoj e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë në QKUK. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.