75 Mall Live Search
09:41 / E Diele, 25 Prill 2021 / OSH

Policia jep detaje të reja për vrasjen në Novosellë, në shtëpinë e të dyshuarit u gjetën 890 fishek

Gjatë ditës së djeshme një ngjarje e rëndë ndodhi në Novosellë të Pejës, ku një person vrau djalin e axhës me AK47 pas një problemi për një pronë.

Në lidhje me këtë rastë, Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja në raportin 24 orësh, shkruan Indeksonline.

Tek shtëpia e të dyshuarit për vrasje janë konfiskuar 890 fishek të kalibrave të ndryshëm, një mitraloz, pajisje për pastrimin e armës, një pistoletë dhe pesë predha.

“Fsh. Novosellë, Pejë, 24.04.2021-14:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka qëlluar me arme zjarri viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarës kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Gjate kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një mitraloz, një pistolete, paisje për pastrim te armës, 890 fishek të kalibrave të ndryshëm, dhe pesë predha po ashtu kalibra të ndryshëm. Me vendim te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë./Indeksonline/