75 Mall Live Search
17:51 / E Martë, 10 Gusht 2021 / AR

Policia jep detaje/ Tri vetura të përfshira në aksidentin në Prizren, bëhet përpjekje për lirimin e rrugës

Indeksonline pak më parë raportoi për një aksident në hyrje të Prizrenit me ç’rast një veturë ka përfunduar mbi rrethojat e rrugës.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin.

Ai tha se në këtë aksident janë të përfshira tri automjeteve ndërsa persona të lënduar nuk ka.

Po ashtu, Policia është duke bërë përpjekje për lirimin e rrugës pasi janë shkaktuar kolona të gjata.

Në këtë aksident janë të përfshira tri automjete, sipas hetimeve të para nga vendi i ngjarjes nuk ka persona të lënduar, vetëm ka dëme materiale. Njësia e trafikut rajonal po merret me shkaqet e aksidentit, po ashtu po bëjnë përpjekje për lirimin e rrugës”, u shpreh Gashi.