75 Mall Live Search
19:08 / E Premte, 05 Mars 2021 / Blerim

Policia jep detaje/Lëndohen dy persona nga aksidenti në “Rrugën B”

Para pak minutave në rrugën B, në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një kamioni dhe një veture.

Si pasoj e këtij aksidenti janë lënduar dy persona, shkruan IndeksOnline.

Lajmin për IndeksOnline e kanë konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 18:06, policia është njoftuar për një aksident trafiku në ‘Rrugën B’. Në aksident janë përfshirë dy automjete si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”.