75 Mall Live Search
18:47 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

Policia jep detajet për aksidentin e nënkryetarit të LDK-së

Në një aksident trafiku është përfshirë nënkryetari i lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, për Indeksonline ka thënë se Veliu është vetëaksidentuar.

‘’Rreth orës 17:30 policia ka marrë informatën për një vetëaksident të ndodhur në magjistralen Podujevë –Prishtinë, respektivisht në fshatin Besi. Policia aktualisht është në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidenti’’, tha Veliu.

Indeksonline ka kontaktuar edhe me kryetarin e Podujevës, menjëherë pas aksidentit.

Veliu ka thënë se nga aksidenti nuk është lënduar dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. /Indeksonline/