Policia jep detaje për vetaksidentin në Jezerc: Nuk ka të lënduar, shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes

IndeksOnline ka raportuar më herët rreth një vetaksidenti në fshatin Jezerc të Ferizajt.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ku njoftoi se përveq dëmeve materiale nuk ka të lënduar, pasiqë në veturë ka qenë vetëm shoferi.
Veseli, bëri të ditur se shoferi i veturës ishte larguar nga vendi i ngjarjes por që është verifikuar dhe është kontaktuar nga policia.
“Ju informojmë se më datë 06.04.2025, në fshatin Jezerc, Ferizaj ka ndodhur aksident komunikacioni, ku është përfshirë një veturë me targa vendore.
Si pasoj e këtij aksidenti janë shkaktuar vetem deme materiale. Shoferi i veturës e kishte lëshuar vendin e ngjarjes.
Nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Veseli.
Ndërsa, patrulla e trafikut të qytetit ka dalë në vendin e ngjarjes po e trajton rastin.
Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti./IndeksOnline/