Policia ka arrestuar një të dyshuar në Çagllavicë, kishte tentuar ta dhunonte një grua

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi ai ka tentuar ta dhunonte një grua.
Rasti ka ndodhur mesditën e së mërkurës në Çagllavicë, ka bërë të ditur policia në raportin 24-orësh, transmeton Indeksonline.
Ndërsa, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Ky është njoftimi i plotë:
“Çagllavicë 17.03.2021-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ai ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”./Indeksonline