75 Mall Live Search
08:19 / E Hënë, 11 Janar 2021 / C E

Policia ka evakuuar një familje shtatë anëtareshe në fshatin Konjuh të Lipjanit

Reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime të mëdha në shumicën e territorit të Kosovës.

Një familje shtatë anëtarshe ka mbetur e bllokuar gjatë natës në fshatin Konjuh të Komunës së Lipjanit.

Uji ka përmbytur shtëpinë e tyre, duke e bërë të pamundur qëndrimin aty.

Policia ka ndihmuar familjarët të avakuoheshin midis të cilëve ishte edhe një foshnjë. /IndeksOnline/