Policia kap deçanasin që priste drunj ilegalisht në parkun nacional
Me datën 09.09.2019 gjatë detyrave policore dhe ne zbatim te planit operativ ,,Parandalimi i prerjes ilegale te pyjeve”, rreth orës 17:00 në fshatin Strellc i epërm- Deçan , policia kane hasur ne të dyshuarin: F.H. i lindur me 2000 m/k/sh, i cili me një traktor me rimorkio ka qene duke e transportuar ilegalisht një sasi drunore te prerë ilegalisht në parkun nacional.
Policia menjëherë ka ndërmarr veprimet ligjore të koordinuar me zyrtar të DAPK-ut ne Deçan dhe prokurorin kompetent.
Me vendim te prokurorit, masa drusore dhe mjeti me të cilin ka qenë duke u bërë transporti i kësaj mase janë sekuestruar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar ne procedurë te rregullt.

