Policia kap mall kontrabandë, ikin dy serbët që u futen ilegalisht në Kosovë

Dy persona të nacionalitetiut serb dyshohet se kanë hyrë ilegalisht në Kosovë. Duke i ikur Policisë së Kosovës kanë shkaktuar aksident. Në veturën e të dyshuarve janë gjetur dhjetë paketa me zogj gjithsej 1600 dhe disa paketa me gjëra ushqimore.
“Banov Do- Zveçan/Policia gjatë patrullimit kanë takuar automjetin e drejtuar nga i dyshuari mashkull serb dhe pasagjerin serb (i cili ishte larguar në drejtim të panjohur), të cilët përmes rrugëve ilegale kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-R. Kosovës si edhe kanë shkaktuar aksident trafiku.
Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhjetë paketa me zogj gjithësej 1600 sish dhe disa paketa me gjëra ushqimore. Me vendim të prokurorit automjeti dhe malli janë dërguar në terminalin doganor, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.