12:11 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kapen në flagrancë hajnat, në Gjilan

Më 26 tetor 2019, rreth orës 18:00 ,në Gjilan,  ankuesi  shqiptar shtetas i Kosovës, ka raportuar se persona te panjohur kishin hyrë në objektin e tij ne ndërtim e sipër  dhe kishin vjedhur gjëra të ndryshme  duke  shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Më 28 tetor 2019 nga ankuesi prapë është marrë një informatë se brenda në objektin e tij janë disa persona të dyshuar, te cilët dyshoheshin se ishin duke vjedhur, kabllo dhe gjësende të tjera.

Njësitet policore si dhe njësitet e hetimeve  nga stacioni policor i Gjilanit i janë përgjigjur rastit dhe në vendin e ngjarjes në flagrancë kanë arritur t’i arrestonin dy të dyshuarit që të dytë shqiptarë shtetas të Kosovës, të cilët kishin qenë duke kryer vjedhje te kabllove dhe pjesë të tjera të metalit brenda në objekt.

Nga të dyshuarit janë konfiskuar disa dëshmi, si  mjete qe ata kishin qene duke i përdorur për te kryer vjedhjen.  Dy të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Ndaj të dyshuarve  caktohet masa e ndalimit për 48 orë. Rasti nën hetime.