Policia kap rreth 1 mijë copë fishekë në autobusin e ndalur në Merdare

Është raportuar se në dalje të RKS-së, gjatë kontrollit të autobusit në Merdare, në një valixhe, pronë e të dyshuarit mashkull janë gjetur dhe konfiskuar 910 fishekë 7.62mm.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur të diekën rreth orës 21:00, transmeton IndeksOnline.
Hetimet janë duke vazhduar ende nga njësitet përkatëse./IndeksOnline/