75 Mall Live Search
12:58 / E Hënë, 30 Shtator 2019 / indeksADMonline

Policia kap shtetasin serb-kontrabandonte cigare në Kosovë

Për veprën penale “Kontrabandë me mallra” është arrestuar një serb, shtetas i Serbisë në fshatin Novosellë.

Rasti sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur dje në orën 19:15.

“Njësia policore ka ndaluar të dyshuarin mashkull serb shtetas i Serbisë, pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tij, i janë gjetur 500 paketa me cigare që dyshohet që janë të kontrabanduara”, thuhet në raportin e policisë.

Ndryshe, me vendim të prokurorit vetura dhe cigaret janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt./Indeksonline/