75 Mall Live Search
09:03 / E Martë, 26 Gusht 2025 / AR

Policia i gjen substancë të dyshuar një ngasësi motoçiklete në Fushë-Kosovë

Njësiti i Trafikut Rajonal në Prishtinë, gjatë kontrolleve të rregullta në trafik, të hënën ka ndaluar një drejtues motoçiklete në zonën e Fushë- Kosovës.

Policia njofton se gjatë kontrollit, te drejtuesi i motoçikletës është gjetur substanca që dyshohet të jetë lëndë narkotike të llojit marihuanë.

I dyshuari menjëherë është proceduar më tej dhe ndaj tij janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore nga atacioni policor në Fushë- Kosovë.

“Ky veprim është pjesë e angazhimit tonë të përhershëm për luftimin e shpërndarjes dhe posedimit të substancave të paligjshme, si edhe për garantimin e rendit dhe sigurisë publike”, thuhet në një njoftim të policisë.