75 Mall Live Search
20:51 / E Mërkurë, 29 Tetor 2025 / S Z

Policia kap mbi 200 kg drogë në dalje të Prishtinës

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është arrestuar S.J., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Në një komunikatë të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari S.J., është ndaluar në rajonin e Prishtinës, dhe në kamionin që e po drejtonte i është gjetur dhe sekustruar një sasi e substancës narkotike, që dyshohet të jetë mbi 200 kg.

Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë së bashku me Prokurorinë Speciale, janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi.

S.J., me vendim të Prokurorisë Speciale është ndaluar për 48 orë.

“Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës ritheksojnë angazhimin e tyre të vazhdueshëm në luftimin e kësaj dukurie, përmes ndjekjes penale të të gjithë kryesve të mundshëm të veprave penale ”, thuhet në njoftim./Indeksonline/