75 Mall Live Search
20:46 / E Enjte, 07 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Policia: Katër persona mbetën të lënduar nga aksidenti në Dobrushë të Istogut

Indeksonline gjatë ditës së sotme ka raportuar rreth një aksidenti mes dy veturave në Dobrushë të Istogut.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi, ku tregojë se nga ky aksident kanë pranuar trajtim mjekësor katër persona.

“Në Dobrushë të Istogut policia është informuar në orën 15:25 për aksident mes dy automjeteve, 4 persona janë lënduar dhe janë dërguar në spital rajonal për trajtim, më pas janë liruar”, tha Gashi për Indeksonline.