19:34 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Policia: Katër persona të lënduar nga aksidenti në hyrje të Gjilanit

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit ka pranuar informatën se një aksident trafiku ka ndodhur në hyrje të Gjilanit, saktësisht në fshatin “Livoq”.

Rastin e ka konfirmuar për “Indeksonline”, zëdhënësi i PK-së për këtë rajon, Ismet Hashani.

Ai ka treguar se nga ky aksdient kanë pësuar lëndime trupore katër persona, por fatmirësisht jo të rënda.

“Mund të konfirmojë se ka ndodhur një aksident trafiku në hyrje të Gjilanit. Në këtë aksident kanë pësuar lëndime të lehta trupore katër persona. Të njëjtit kanë pranuar trajtim mjekësorë. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mos-përshtatjes së shpejtësisë”, ka thënë Hashani.

Më tutje, ai ka shtuar se rruga është liruar për qarkullim të automjeteve./Indeksonline/