09:55 / E Mërkurë, 31 Mars 2021 / k.v

Policia: Katër të arrestuarit e djeshëm janë dërguar në mbajtje

Policia ka njoftuar se katër personat e arrestuar dje, Armend Osaj, Trim Musliu, Kushtrim Musliu dhe Denis Ceman, janë dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim të radhës nga organet e drejtësisë.

Sipas policisë, katër të arrestuarit dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për falsifikim të dokumenteve, transmeton IndeksOnline.

“Gjatë kontrollit në dy lokacione, janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë falsifikuar dokumente duke shkaktuar dëme Telekomit të Kosovës në shumën prej 327.514 €. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e sotëm të policisë.

Dje prokuroria nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se dy nga personat e arrestuar dyshohet se veprat i kanë kryer në cilësi të personave zyrtarë në Telekomin e Kosovës, të cilët dyshohen se gjatë zbatimit të kontratës të lidhur midis Telekomit të Kosovës dhe operatorit ekonomik kontrata në vlerën 327.514 €, kanë keqpërdorur për përfitime personale këtë kontratë, duke i shkaktuar dëm Telekomit të Kosovës në shumën prej treqind e njëzet e shtatë mijë e pesëqind e katërmbëdhjetë (327.514 ) euro.

Ndërsa dy të dyshuarit e tjerë, duke vepruar në bashkëkryerje dyshohet se kanë përpiluar dhe vulosur dokumentacion të falsifikuar me përmbajtjeje të rreme, në emër të personave të tjerë./IndeksOnline/