75 Mall Live Search
15:46 / E Hënë, 28 Prill 2025 / mp

Policia kërkon bashkëpunimin për kapjen e Miftar Dobrajt

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
 MIFTAR (Xhevat) DOBRAJ i lindur me 23.12.1987 nё Pejё.
I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:
 “Vrasje e mbetur nё tentativё”
 “Mbajtje nё pronёsi ose posedim tё paautorizuar tё armёve”.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të
lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Ndryshe më 22 prill i njejti dyshohet që kishte shtënë me armë pas një mosmarrëveshje me Dardan Manaj, i njohur ndryshe me nofkën “Manilla”./Indeskonline/