75 Mall Live Search
10:24 / E Mërkurë, 01 Dhjetor 2021 / OSH

Policia kërkon Lundrim Beqirin, i dyshuar për vrasjen e Albert Mujës

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët e Kosovës për kapjen e Lundrim Beqirit, i dyshuar për vrasje të rëndë në Mitrovicë, shkruan IndeksOnline.

Beqiri dyshohet se më 30 tetor ka therr me thikë Albert Mujën, i cili ka ndërruar jetë pas plagëve të marra.

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, bazuar në autorizim të lëshuar nga prokurori i Departamentit për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, është lejuar publikimi i fotografisë dhe të dhënave të të dyshuarit në media të shkruara dhe elektronike.

Publikimi i fotografisë së të dyshuarit të poshtë shënuar ka për qëllim që në bashkëpunim më qytetaret të bëhet e mundur lokalizimi dhe arrestimi i personit të dyshuar.

Personi në kërkim është i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë” e ndodhur me datën 30.10.2021, në rrugën “Artim Jashari” në Mitrovicë.

kërkim, mund të dërgoni në stacionin më të afërt policor, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar
Policinë e Kosovës:

  • 192
  • +381 (0)28 532 366-Drejtoria Rajonale Mitrovicë Jugu
  • 044/245 503
  • E-mail adresa: info@kosovopolice.com