75 Mall Live Search
12:23 / E Hënë, 23 Gusht 2021 / OSH

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët në kapjen e Dardan Krivaqës, i dyshuar për vrasje të rëndë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kërkon bashkëpunim nga qytetarët, për identifikimin dhe vendodhjen e personit në kërkim  policor, i cili dyshohet për ‘’Vrasje të rëndë’’.

Vrasja e rëndë, ka ndodhur dje me datën 22.08.2021 në Ferizaj, ku humbi jetën 18 vjeçarja Marigona Osmani .

I njejti, i dyshuari deri më tani nuk është paraqitur në polici dhe është në arrati.

Personi i  kërkuar është Dardan( Emrush) KRIVAQA, i lindur me 25.08.1992 , adresa : rr,,Ramdan Rexhepi ’’ kati V-të , nr # 3-Ferizaj .                      

Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi dhe vendodhjen e tij , të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406

Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë.