75 Mall Live Search
15:25 / E Premte, 06 Dhjetor 2024 / Z S

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy personave, dyshohet se kryen veprën penale ‘’ Vjedhje’’

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy grave pasi që të njëjta dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘’Vjedhje’’.

‘’Sektori i hetimeve të Kryeqytetit me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personave që shihen në fotografi’’, thuhet në njoftim.

Policia thotë se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192./Indeksonline/