75 Mall Live Search
10:33 / E Mërkurë, 28 Prill 2021 / k.v

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për ta arrestuar Burhan Cej

Policia ka shpallur publikisht në kërkim Burhan Cej për vjedhje në tentativë dhe prezantim i rremë.

Njoftimi i plotë nga Policia në Prizren:

Nëse ka dikush informacion në lidhje me të dyshuarin Burhan Cej, të informoj policinë menjëherë.

Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren është duke hetuar rastin “Vjedhje në Tentative” dhe “Prezantim i rremë”.

Informatat mund të percillen përmes numrave zyrtar si më poshtë:

Nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999, ne Prizren 029 244 355
Të gjitha thirrjet në numrin 080019999 janë anonime, pa pagesë dhe konfidenciale.

Ju mund të dërgoni informatat e juaja edhe në adresën elektronike info@kosovopolice.com apo ne aplikacionin “Lajmëro Policinë”.

Bashkangjitur e keni foton dhe të dhënat e personit të dyshimtë i cili po kërkohet nga Hetimet Rajonale në Prizren.