75 Mall Live Search
14:06 / E Martë, 06 Janar 2026 / Z S

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët, shpallë në kërkim një person për veprën penale ‘’Ngacmim’’

Policia e Kosovës ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim, me qëllim identifikim e një personi.

Ai po kërkohet për përfshirje në veprën penale “Ngacmim”.

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin vendodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose info@kosovopolice.com”, njoftoi Policia.