75 Mall Live Search
19:27 / E Martë, 22 Prill 2025 / k.v

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e Abdiovski Nafi, i dyshuar për mashtrim

Njësiti i Hetimeve të Stacionit të Lipjanit, me autorizim nga Prokuroria kompetente, kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe vendndodhjen e personit të dyshuar, i cili është identifikuar si: Abdiovski Nafi, i dyshuar për përfshirje në veprën penale të mashtrimit.

Policia e Kosovës apelon te qytetarët që të ofrojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e këtij personi. Të gjithë ata që kanë informacione mund të kontaktojnë Policinë në numrin e telefonit 192 ose përmes e-mailit info@kosovopolice.com.

Çdo informacion është i rëndësishëm për zbatimin e ligjit dhe sigurinë e qytetarëve.