12:20 / E Mërkurë, 22 Maj 2019 / indeksADMonline

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e personit të zhdukur nga Podujeva

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët e vendit të ndihmojnë në gjetjen e një personi të zhdukur nga Podujeva para disa ditësh.

Policia ka apeluar që kushdo që e sheh personin në foton e mëposhtme të lajmëroj organet kompetente, përcjellë Indeksonline.

Më poshtë njoftimi i policisë:

Ju njoftojmë  se më datë 16.05.2019, në polici është raportuar për një person të zhdukur.

Që nga kjo datë deri më tani, nuk ka asnjë rezultat për zbardhjen e rastit, prandaj kërkojmë edhe ndihmën e qytetarëve.

Bëhet fjalë për Hetem Dedaj, i lindur në vitin 1975, banues në rrugën 19 Qershori në Podujevë.

Në lidhje me këtë person, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij, të informojnë policinë në linjën emergjente 192. /Indeksonline/