Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një personi

Policia në Prishtinë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ofrimin e informative në identifikimin dhe arrestimin e një të dyshuari.
I dyshuari është në kërkim për veprat penale “Ngacmim” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, shkruan IndeksOnline.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendndodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ky është njoftimi i plotë:
Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar
Njësiti i hetimeve të stacionit policor – Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.
I dyshuari kërkohet për veprat “Ngacmim” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendndodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.