Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari në Prizren

Drejtoria e policisë e Prizrenit ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të identifikuar një person të dyshuar.
Kamerat e sigurisë kanë identifikuar një të dyshuar teksa kryen veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”, më 10 gusht të vitit që lëmë pas, në rrugën “Ismajl Kryeziu”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në fotot e bashkëngjitura, ta lajmërojë Policinë e Kosovës apo të paraqitet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.
Ky është njoftimi i plotë i policisë:
Kërkesë për bashkëpunim
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve i stacionit policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personave të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të tije lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
-Personi kërkohet, për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë se huaj”, e cila ka ndodhur, më 10.08.2024 në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në fotot e bashkëngjitura, ta lajmërojë Policinë e Kosovës apo të paraqitet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192.

