Policia kërkon ndihmë për kapjen e personit në foto, dyshohet për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në vazhdimësi ka marrë dhe është duke marrë të gjitha veprimet me qëllim të lokalizimit të personit të dyshuar.
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.
Përson në kërkim: Besart (Ismet) Leka
KATEGORIA E VEPRËS PENALE
• Vjedhje e rëndë
PËRSHKRIMI:
Datëlindja: 14/11/1989
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
