15:03 / E Premte, 19 Prill 2024 / k.v

Policia kërkon ndihmë për të identifikuar personat në video

Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Drenasit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personave që shihen në fotografi/video.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, shpërdorim i pasurisësë huaj, që ka ndodhur gusht të vitit 2023.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.