75 Mall Live Search
16:58 / E Premte, 29 Mars 2024 / MSH

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e këtij qytetari

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë dhe emrin e një të dyshuari që po kërkohet për dokumente të rrejshme, shmangie tatimi, dhe keqpërdorim të autorizimeve në ekonomi.

Sipas policisë, i kërkuari në fjalë është Bedri Batatina, 40 vjeçar, banues në rrugën “Ali Ajeti” në Podujevë.

Për të njëjtin po kërkohet ndihma e qytetarëve për ta gjetur.

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, ka zhvilluar hetime në një rast penal.

Gjatë procedurës së hetimit edhe përkundër angazhimeve hetimore dhe operative, nuk është arritur të sigurohet prezenca e njërit prej të dyshuarve, i cili dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin”, “Shmangja nga tatimi” dhe “Keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për publikimin e fotografisë të personit të dyshuar, me qëllim të pranimit të informacione në lidhje me identifikimin e vendndodhjes së të dyshuarit, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarë.

Personit i dyshuar është:

• Bedri (Fazli) Batatina i lindur me 03.06.1984, banues në rrugën “Ali Ajeti” Podujevë: 

Policia, kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë policinë, qoftë përmes numrave të telefonit 192, 080019999 (pa pagesë), apo përmes aplikacionit “lajmëro policinë”, e-mail adresën info@kosovopolice.com  si dhe në stacionin më të afërt policor.