Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e këtyre personave

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e këtyre personave në Prishtinë.
Në njërin rasti dyshohet për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, në një dyqan në qendrën tregtare ‘Prishtina Mall’. Policia ka publikuar fotografinë e të dyshuarit në drejtim të identifikimit të tij.
“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Shpërdorimi i pasurisë së huaj” të ndodhur më 22.07.2023, në një dyqan në qendrën tregtare Prishtina Mall, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa në rastin e dytë, bëhet fjalë për dy persona të dyshuar për vjedhje në qendrën tregtare ‘Prishtina Mall’.
“Policia e Kosovës, respektivisht Stacioni policor i Graçanicës, mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarve të shpallur në kërkim, të dyshuar për implikim në veprën penale, “Vjedhja”, konform nenit 313 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Tutje Policia e Kosovës, ka bërë apel për qytetarët që të kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit
Për informacione ju lutem na kontaktoni direkt në:
E-mail: info@kosovopolice.com
Facebook: https://www.facebook.com/KosovoPolice/
Android IOS app: Lajmero Policine
Tel: 192
038 606083
045 450364 /Indeksonline/