Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për mashtrim
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Mashtrim”.
Sipas njoftimit, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka publikuar fotografinë e të dyshuarit dhe u bën thirrje qytetarëve që të ndihmojnë me informata që mund të çojnë në identifikimin e tij.
Policia fton të gjithë ata që kanë njohuri për identitetin ose vendndodhjen e personit në fjalë që të kontaktojnë në numrin 192 ose përmes adresës elektronike info@kosovopolice.com.


