75 Mall Live Search
15:34 / E Hënë, 16 Qershor 2025 / k.v

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

Policia e Kosovës, konkretisht Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim nga qytetarët në lidhje me identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale të vjedhjes.

Personi në fjalë shihet në fotografinë e publikuar nga Policia dhe kërkohet nga autoritetet për t’u identifikuar.

Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacione të mundshme për identitetin ose vendndodhjen e të dyshuarit, të kontaktojnë menjëherë përmes: Numrit pa pagesë 192, ose Emailit zyrtar: info@kosovopolice.com

Çdo informacion do të trajtohet me konfidencialitet të plotë, ndërsa bashkëpunimi i qytetarëve është thelbësor për zbardhjen e rastit dhe vënien e drejtësisë në vend.