75 Mall Live Search
16:14 / E Hënë, 15 Dhjetor 2025 / F.R

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personave të dyshuar

Policia e Kosovës, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga Prokuroria Kompetente, kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personave të dyshuar që shihen në fotografitë më poshtë.

Këta individë janë të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Vjedhja e Identitetit dhe Pajisja e Qasjes”.

Policia e Kosovës fton qytetarët që të ofrojnë çdo informacion që mund të çojë në identifikimin e personave të dyshuar.

Për çdo informacion, mund të kontaktoni Policinë në numrin 192, ose të dërgoni një email në adresën info@kosovopolice.com./IndeksOnline/