75 Mall Live Search
13:32 / E Enjte, 16 Tetor 2025 / F.R

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për vjedhje të rëndë

Njësiti i hetimeve të përgjithshme në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit, për çdo informatë që mund të ndihmojë në identifikimin apo arrestimin e personit, që shihet në videon e publikuar, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në mënyrat e mëposhtme:

E-mail: info@kosovopolice.com

Aplikacioni android: Lajmëro policinë

Numri i urgjencës: 192