Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimit të një personi, dyshohet për vjedhje

Policia e Kosovës ka këkruar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari kërkohet për veprën vjedhje e rëndë.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Podujevës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.
I dyshuari kërkohet për veprën vjedhje e rëndë
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/