Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e dy të dyshuarve për vjedhje
Policia rajonale e Ferizajt, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personave të dyshuar.
Dyshohet se më 04.07.2025, rreth orës 19:30, në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, në një qendër tregtare, personat e dyshuar kanë kryer veprën penale “Vjedhje”.
Në njoftimin e policisë thuhet se deri tani, të dyshuarit nuk janë identifikuar. Prandaj, policia rajonale e Ferizajt kërkon ndihmën e qytetarëve që kushdo që ka informacione rreth identitetit apo vendndodhjes së tyre, të njoftojë:
-stacionin më të afërt të policisë,
-përmes aplikacionit digjital “Lajmëro policinë”,
– ose në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.
Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

