Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një personi të dyshuar për zjarrvënie në Mitrovicë

Policia e Kosovës- Drejtoria rajonale e policisë në Mitrovicën e Jugut, me autorizimin të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, është autorizuar të publikoj fotografinë e të dyshuarit dhe kërkon bashkëpunim me mediat dhe qytetarët që të bëhet e mundur identifikimi dhe lokalizimi i personit në foton e publikuar.
Sipas një njoftimi bëhet e ditur se personi i dyshuar në foto është i dyshuar për veprën penale “Zjarrvënie”, andaj Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informatë që ndërlidhet me personin në kërkim apo vendndodhjen e tij, të lajmërojë Policinë e Kosovës.
Tutje në njoftim thuhet se informatat për personin, mund të dërgoni në stacionin policor me të afërt, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit “Lajmëro policinë”.