14:24 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta arrestuar, Arian Qelajn

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në autorizimin e organit kompetent për publikimin e fotos së personit të kërkuar më letër arrestim, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i dyshuar është: ARIAN (Misin ) QELAJ i lindur me 20.06.1981 në fshatin Maznik- Deçan.

I dyshuari është i kërkuar për veprat penale: një rast për veprën penale “Dhunim” dhe një rast për veprën penale “Lendim i rendë trupor”.

I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore e Pejës.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo ta lajmërojë stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
E-mail adresa: info@kosovopolice.com