75 Mall Live Search
14:06 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta arrestuar Armend Kadrijajn

Policia e Kosovës është në kërkim të Armend (Florim) Kadrijaj, i dyshuar për vepren penale: “Vjedhje e rëndë”.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore të Pejës për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

Personi i dyshuar është:

  • ARMEND (FLORIM) KADRIJAJ  i lindur me 23.05.1989, në Vitomiricë Pejë.
  • I dyshuari është i kërkuar për veprën penale:
  • Vjedhje e Rëndë

I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore e Pejës.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, ta lajmërojë Policinë e Kosovës apo ta lajmërojë në stacionin më të afërt policor./IndesOnline/