Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar këtë person

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografive të personave të involvuar në rast, me qëllim lokalizimin e tyre, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Me datën 08.08.2021 në orën 01:40 në stacionin policor në Gjakovë është raportuar rast – Lëndim i lehtë trupor [Therje me thikë].
Policia në Gjakovë është duke zhvilluar hetime të përshpejtuara për identifikimin e të dyshuarit, mirëpo deri më tani nuk ka arrit të identifikojë personin i cili është kryerës i kësaj vepre. Andaj më këtë kërkon ndihmën e qytetareve për informata shtesë.
Personi i dyshuar sipas informatave është i moshës rreth 18-25 vjeç dhe jeton jashtë Kosovës.
Lidhur me rastin, hetuesit e stacionit policor në Gjakovë kanë arritur të sigurojnë një foto të personit të dyshuar.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që e njeh dhe ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografin e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës në Gjakovë apo stacionin më afërt policor.
