75 Mall Live Search
13:31 / E Enjte, 02 Tetor 2025 / P M

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personave të dyshuar për vjedhje në Graçanicë

Njësiti i Hetimeve i stacionit policor në Graçanicë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi. Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje veprën- vjedhje.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.”, thuhet në njoftim.