75 Mall Live Search
15:04 / E Martë, 27 Janar 2026 / P M

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e personave për vjedhje të rëndë

Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Fushë Kosovë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personve që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në veprën Vjedhje e rëndë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.