Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e Betim Ahmatajt, dyshohet për tentativë vrasjeje

Policia e Kosovës përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
BETIM (Sylё) AHMATAJ i lindur më 23.02.2000 nё Deçan.
I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:
Vrasje e rёndё e mbetur nё tentativё
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për
vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të paraqitet në stacionin më të afërt policor.
