75 Mall Live Search
10:42 / E Hënë, 01 Shtator 2025 / KV

Policia konfirmon aksidentin në Prishtinë: I moshuari merr trajtim mjekësor

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në “Rrugën C” në Prishtinë, ku një person i moshuar është përplasur nga një automjet.

Në vendin e ngjarjes ka dalë autoambulanca, ku ekipi mjekësor i ka dhënë ndihmën e parë të lënduarit, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke u marrë me rastin dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Zyrtari për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar për IndeksOnline se rasti ka ndodhur në orët e paradites: “Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në “Rrugën C” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësorë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e trafikut të kryeqytetit”.

Ende nuk ka detaje shtesë për gjendjen shëndetësore të të moshuarit./IndeksOnline/