Policia konfirmon aksidentin në të cilin Ish-deputeti i PDK-së goditi një grua me makinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 14:30, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes një automjeti dhe një këmbësori.
“Si pasojë e aksidentit rrugor lëndime trupore ka pësuar këmbësorja (femër), e njëjta është dërguar për tretman mjekësor”, ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se me rastin po merren njësiti i trafikut i Policisë së Kosovës.